E zuri gjumi në timon, shqiptari shkakton aksident me 3 viktima në Austri dhe dënohet
Një shqiptar 22-vjeçar u dënua me 16 muaj burgim nga një gjykatë në Austri. Ndaj tij rëndon akuza si shkaktar i aksidentit tragjik me tri viktima dhe katër të plagosur rëndë. Shqiptari ishte futur në korsinë e gabuar, duke shkaktuar aksidentin e rëndë.
Ngjarja ndodhi në prill të vitit të shkuar, kur makina me targa të Shqipërisë u përplas me një mjet me targa të Belgjikës. Për ironi, edhe në makinën tjetër ishin dy shqiptarë dhe tre rumunë.
Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerët në makinën e 22-vjeçarit humbën jetën në vend, kurse dy shqiptarë dhe tre rumunët e mjetit tjetër u dërguan në spital. Më vonë një rumune 50-vjeçare ndërroi jetë në spital.
Shqiptari 22-vjeçar kishte deklaruar se ishte në gjumë kur ndodhi aksidenti dhe se nuk po e drejtonte mjetin. Gjithsesi prokuroria nuk e mori për bazë dhe e cilësoi si shoferin e Benzit në aksidentin tragjik.
Shqiptari ishte marrë në pyetje pa një përkthyes, duke përdorur për komunikim shenjat. Edhe rumunët ishin marrë në pyetje pa përkthyes.
KOHA JONË SONDAZH

