Eci mbrapsht në autostradë duke shkaktuar aksident, policia arreston 27-vjeçarin në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili shkaktoi një aksident të rrezikshëm mbrëmjen e të dielës në autostradën Vlorë-Fier.

I arrestuari, N.A., banues në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, mësohet se po ecte mbrapsht në autostradë me makinën e tij tip Mercedes Benz të dielën rreth orës 18:00, dhe si pasojë është përplasur me një tjetër makinë, tip Seat.

Si pasojë është plagosur pasagjerja që ndodhej në makinën Seat, e cila u dërgua në spitalin e Vlorës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?