Edhe Ali Ahmeti sot në “Elbasan Arena”, ja bileta

Mes shumë personaliteteve, sot në tribunën Vip të “Elbasan Arena” do të jetë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.

Mediat në Maqedoni kanë siguruar një foto të biletës që mban emrin e kreut të integristëve.

Ahmeti ka qënë për herë të fundit në “Elbasan Arena” në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë, e përfunduar 1-1, ndërsa kësaj rradhe beson se do t'u sjellë më shumë kuqezinjëve përballë Serbisë.

Ndërkohë, dje deputeti i BDI-së Artan Grubi u ankua se FSHF-ja nuk u kishte dhënë aq bileta sa duhej shqiptarëve të Maqedonisë. 

SHKARKO APP