“Edhe Bashkia Tiranë do të nderojë heroin Arjan Sala”, Veliaj: E paharruar qoftë sakrifica e tij
Aktualitet E Shtunë, 27 Mars 2021 14:55
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.
Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala. “Edhe Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Veliaj.