Edhe dy kolumbianë të tjerë të implikuar në kokainën e Elbasanit?

Një ditë më parë se një grup hetimi nga Shqipëria është nisur drejt Greqisë për të marrë më shumë të dhëna rreth dy shtetasve kolumbianë të cilët u arrestuan në laboratorin e kokainës në Elbasan.

Burime nga grupi hetimor thonë se po verifikohen dy persona të dyshuar, edhe këta po shtetas kolumbianë,  të cilët kanë pasur lidhje me trafikun e kokainës, raporton Lapsi.al.

Njëri prej tyre është shtetasi me inicialet C.M, i cili dyshohet se kishte sjellë në vendin tonë dy kimistët kolumbianë Cesar Avila e VValther Moreno.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta të fundit kanë thënë se njihnin një person me emrin “Carlos”, i cili u  kishte premtuar se do i paguante. Sipas tyre, ai ishte kolumbian por kishte edhe nënshtetësi holandeze dhe se u kishte premtuar që do t’u gjente punë në shtetin helen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Personi i dytë i identifikuar është me emrin Gilbert, i cili ka qenë aktiv në vendin tontë teksa hynte dhe dilte lënda narkotike.

Grupi hetimor i përbashkët i prokurorisë dhe policisë, është në qytetin e Selanikut  ku po bashkëpunon me palën greke për të rënë në gjurmët e dy kolumbianëve të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?