Edhe dy satelitët “Albania1” dhe “Albania 2” po gjurmojnë lëvizjet e Arben Ahmetajt

Deri në këto momente nuk po gjendet asnjë gjurmë e ish-zv/kryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj.

VOA shkruan se sinjalet e fundit nga valet e celularit të tij janë kapur në Kanada, ndërsa një analist i njohur për Amerikën Latine thotë se ka udhëtuar për në Uruguaji.

Disa të tjerë flasin se ai ndodhet në Dubai, te zona e shumë të kërkuarve shqiptarë.

Ndërkohë sot u ngritën në kërkim edhe dy satelitët shqiptarë, “”Albania1” dhe “Albania 2”  (shiko foton). Të dy satelitët janë programuar për Shqipërinë, por specialistët po punojnë që të çkodifikohen dhe të ndjekin lëvizjet e ish-numrit dy në qeveri, se ku po udhëton nëpër planet.

Mësohet se Arben Ahmetaj kur ishte zv/kryeministër ka qenë në Turqi për të kontraktuar dy satelitët dhe zotëron kodin e të dy satelitëve.

 

 

SHKARKO APP