Edhe Egjipti ndihmon Shqipërinë pas tërmetit, dërgon ndihma mjekësore

Mediat e huaja shkruajnë se edhe shteti i Egjiptit ka ndihmuar Shqipërinë për tërmetin e 26 nëntorit, që goditi vendin ballkanik.

Ministria e Jashtme egjiptiane ka informuar se Tiranës zyrtare i janë dërguar ndihma, kryesisht mjekësore. Ndihma, e ofruar nga Agjencia Egjiptiane e Partneritetit për Zhvillim, iu dorëzua palës shqiptare nga ambasada egjiptiane në Tiranë.

Deklarata vuri në dukje se Egjipti i dha Shqipërisë këtë dërgesë ndihme për të ndihmuar qeverinë shqiptare dhe njerëzit të kapërcejnë efektet negative dhe sfidat humanitare të shkaktuara nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë i shkallës Righter goditi Shqipërinë, më 26 nëntor, duke lënë 51 njerëz të vdekur dhe dhjetëra ndërtesa, apartamente dhe hotele të rrënuara në qytetin portual të Durrësit dhe Thumanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?