“Edhe Enveri të takonte”, i moshuari tenton t’i ofrohet Ramës, ndalohet nga Garda
Gjatë ditës së sotme një incident ka ndodhur në qytetin e Durrësit, gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, në panairin e punësimit.
Një grup qytetarësh kanë kërkuar që ta takojnë nga afër, por janë penguar nga garda. Ndërkohë sipas Ballkanweb, një nga qytetarët, Avdyl Sula teksa tentonte t’i afrohej Ramës, është ndaluar nga forcat e sigurisë.
“Zoti Edi Rama, të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes”, thotë i moshuari, i cili është marrë nga një punonjës policie. ‘Balkanweb’ ka siguruar edhe pamje nga incidenti në fjalë, ku një tjetër qytetar shprehet se: “Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon”.
KOHA JONË SONDAZH

