Edhe Europol si DAP thekson rrezikun e lartë për sulme terroriste në Euro 2016

Vetëm pak ditë pas një paralajmërimi të ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, edhe agjensia ligjzbatuese Europol, ka komunikuar se kampionati Europian i Futbollit, Euro 2016, mund të bjerë pre e sulmeve terroriste. Për mediat është prononcuar shefi i kësaj agjensie, Robin Uejnrajt, i cili u shpreh se në bazë të informacioneve të grumbulluara nga shërbimet inteligjente, rreziku mbetet mjaft i lartë. Ai shtoi se Europol po bashkëpunon me autoreitet franceze për të bërë të mundur mbarëvajtjen e kompeticionit.

Kreu i agjensisë ligjzbatuese Europol, Robin Wainwright, ka paralajmëruar edhe njëherë se rreziku që kampionati europian i futbollit, ‘Euro 2016’ i cili pritet të zhvillohet në Francë mund të bjerë pre e sulmeve terroriste. Ai deklaroi se eventi më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër, padyshim që do të jetë një objektiv për militantët e Shtetit Islamik. Wainvvright shtoi se agjensitë inteligjente kanë deklaruar gjithashtu se për të bërë të mundur mbarëvajtjen e Euro 2016 do të kërkohet një punë intensive e forcave të sigurisë.

“Nuk kam asnjë dyshim se finalet e kampionatit europian të futbollit do të merren në shënjestër nga ISIS dhe arsyet për këtë janë mjaft të qarta. Në bazë të informacioneve që kemi grumbulluar përgjatë muajve të fundit, rreziku mbetet mjaft i lartë, ndaj është e nevojshme që të merren masat e duhura për të parandaluar çdo incident të mundshëm”, ishin fjalët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë e shefit të Europol vjen vetëm pak ditë pas një paralajmërimi të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili gjithashtu këshilloi qytetarët që të tregohen vigjilentë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara u shprehën se rreziku më i lartë paraqitetet mbi stadiumet, mbi platformat ku do të transmetohen takimet si dhe në zonat ku pritet të grumbullohen një numër i madh njerëzish. Për t’i bërë ballë rrezikut terrorist, Franca miratoi zgjatjen e gjëndjes së jashtëzakonshme, me qëllim parandalimin e sulmeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?