Edhe forcat e ushtrisë amerikane në Shqipëri
Përveç grupeve të emergjencave nga Kosova, Serbia, Rumania, Greqia, Italia etj, në ndihmë të forcave të kërkim-shpëtimit mbërrijnë edhe ushtarë amerikanë.
Ata ndodhen në vendin tonë ditën e djeshme, ndërsa lajmin e bën të ditur ambasada amerikane në Tiranë.
Sipas saj, “Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”.
“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit.
Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”, thuhet në njoftimin në Facebook të Ambasadës amerikane në Tiranë.