Java e ardhshme mot ekstrem, edhe natën 29 gradë! E mërkura do jetë tmerr nxehtësie, deri 42 gradë

Moti prapë do jetë me temperatura ekstreme në javën e re. Deri në 42 gradë ditën dhe natën 29 gradë! E mërkura do të jetë maksimumi deri në 42 gradë, por mund të arrijë në 43 gradë!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta. Temperaturat do të jenë të larta si ditën, ashtu edhe natën.

Kjo falë ndikimit të rrymave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe Anticiklonit të Azoreve, ditë të nxehta e net të ngrohta (netët Tropikale).

Shiko tabelën për çdo qytet.

SHKARKO APP