Edhe LSI kërkesë në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 6 marsit

Pas Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 6 marsit është regjistruar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

LSI ka dërguar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentin, ku thuhet se kjo forcë politike është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 6 mars në bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Borë dhe Rrogzhinë.

Pak dite me parë u regjistrua edhe Partia Demokratike, e cila në dokumentin e Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?