Edhe me votat e opozitës, Kuvendi miraton marrëveshjen për ndërtimin e urës së Bunës
Seanca plenare këtë të enjte që erdhi pas një muaji pushim, zgjati më pak se një orë, por opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë.
Ky projekt u miratua me 92 vota pro. Ura 300 metër mbi lumin e Bunës pritet të jetë gati 18 muaj pasi të përfundoi procesi i tenderimit. Ky projekt do të bashkëfinancohet nga të dyja qeveritë dhe do të shkurtojë distancat mes Velipojës e Ulqinit nga 73 km në 300m.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pika kufitare Shën Nikollë- Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën mbi Lumin Buna. Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet 50% me 50%. Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane u miratua me 72 vota.