Edhe noterët para “vetting-ut”

Prej muajsh  noterët në të gjithë vendin kanë  dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të verifikuar integritetin  aftësitë dhe kualifikimet profesionale te tyre. Nëse do të konstatohen parregullsi  parashikohen masa  disiplinore deri ne qene e licences.

Përveç magjistratëve  dhe efektivave të policisë një tjetër kategori juristash  do  t’i nënshtrohet vettingut.

Kryetarja e Dhomës Kombëtarë të Noterisë Mimoza Sadushi thotë për RTV Ora se nje procedure e tille është e nevojshme dhe  së shpejti komisioni ngritur  do të nxjerre edhe rezultatet.

Mimoza Sadushi: Patjetër që është i nevojshëm, meqenëse është një proces që po bëhet në të gjitha institucionet, nuk mund të thuash që të përjashtohet noteria. Pavarësisht se themi është një veprimtari private, por është një funksion publik.

Vettingu  synon të kontrollojë karrierën e tyre që  nga dokumenti i hyrjes në këtë profesion si asistent.

Mimoza Sadushi:  Duke filluar që nga diplomat e përfundimit të shkollës, më tej me plotësimin e viteve të  asistencës, që ka bërë çdo noter pranë zyrës noteriale. Pra të gjithë procedurën që kërkonte ligji i kohës në momentin kur noteri është bërë noter.

Nëse në këto formularë konstatohen të dhëna të rreme do të nisë procedimi disiplinor deri në heqje licencës per noterët.

Mimoza Sadushi: Është vendimmarrje e ministrit të Drejtësisë, sepse kështu e parashikon ligji. Ndoshta do të ketë për ata persona që nuk kanë plotësuar kriteret për futjen në profesion, mund të ketë masa të tilla, ose edhe masa më të lehta për shkeljet që mund të kenë bërë noterët.

SHKARKO APP