Edhe plazhi i Velipojës u “çlirua”! Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues, ikën me vrap kur policia…

Kryeministri Edi Rama nuk lëshon terren në aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke e bërë të qartë se asnjë cep i bregdetit nuk do të tolerohet. Pas ndërhyrjeve në zona të tjera, radha i ka ardhur Velipojës, ku autoritetet janë në gatishmëri të përditshme për të siguruar rend, rregull dhe akses publik në çdo metër katror të vijës bregdetare.

Qëllimi, sipas qeverisë, është të garantohen pushime të sigurta dhe një sezon turistik normal, pa abuzime me pronën publike dhe pa ndërtime apo zaptime të paligjshme.

Mesazhi është i qartë: hapësirat publike i përkasin të gjithëve dhe nuk do të lejohen më si pronë private për interesat e askujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ca të “fortë” shkodranë, që ishin zaptues ikën me vrap kur policia mbërriti pranë forcave bashkiake. Deri në atë moment bërtisnin se “nuk ma merr Rama tokën teme!”, ” kush ma prek çadrën ta menojë mirë vetin”, etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo forcat speciale arritën me një mjet të vogël në dorë, shkop gome quhet, ikën “trimat”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?