Edhe Shkodra përfshihet nga shiu dhe erërat e forta, Beci apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet në zonat me rrezik
Stuhia ‘Ciaran’ e cila ka prekur shumë vende të Europës, ka mbërritur edhe në vendin tonë. Përveç Tiranës, edhe Shkodra është “pushtuar” nga shiu. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci në një postim në Facebook u bën apel qytetarëve të shmangin lëvizjet në zonat me rrezik.
Postimi i plotë:
Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka përfshirë të gjithë territorin e bashkisë Shkodër. Gjatë paradites ka pasur dëme materiale si pasojë e rënies së pemëve nga era e fortë.
Ndërkohe që në Njësinë Administrative Shalë, është bllokuar aksi rrugorë Ndërlysaj – Theth si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.
Të gjithë grupet e bashkisë Shkodër janë në terren për ndrëhyrje në situata emergjente.
Një apel për të gjithë banorët që të shmangin levizjet në zonat me rrezik, ndërkohë që për çdo problematikë të kontaktojnë me bashkinë Shkodër.