Edhe sot Kumbaro nuk merr pjesë në dëgjesën për Teatrin

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nuk do të marrë pjesë në dëgjesën e thirrur sot nga Komisioni i Edukimit për projektligjin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi bëri publike një shkresë, ku ministrja Kumbaro njofton se nuk do të paraqitet sot në Komisionin Parlamentar për shkak të axhendës së saj.

Partia Demokratike thotë se kjo është hera e dytë që ministrja refuzon dëgjesën për Teatrin. Sipas selisë blu herën e fundit Kumbaro vendosi të shoqërojë Erion Veliajn dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm antikushtetues për Teatrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD e quan projekligjin antikushtetues dhe thotë se ministrja Kumbaro, e cila është nismëtare, nuk ka folur ende për këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?