Edhe sot Shqipëria zgjohet nën ngrica dhe akull. Temperatura deri në minus 20
Shqipëria edhe sot është zgjuar në ngrica e temperatura deri në minus 20 gradë si në Vermosh dhe Pukë, temperatura këto të zyrtarizuara si më të ultat.
Sipas sinoptikanëve dita e sotme do të jetë me temperatura ekstreme, por jo sa dy ditët e fundit. Policia rrugore porosit shoferët se duhet të kenë shumë kujdes nga bora e ngrirë dhe akulli, ndaj asnjë lëvizje pa zinxhirë në zonat ku ka akull.
Mungesa e energjisë elektrike ka qenë prezente në disa zona, mbrëmë edhe në kryeqytet, nga mbingarkesa e sistemit energjitik. Punonjësit e OSHEE kanë punuar në temperatura ekstreme gjatë natës, aqsa mund të quhen heronjtë e këtyre ditëve.
Sinoptikanët thonë se temperaturat do njohin rritje të ngadalshme pozitive, por prapë do kemi temperatura minus në shumë zona të Shqipërisë, ndonëse si dy ditët e tmerrit që sapo kaluam, nuk do jetë moti.
KOHA JONË SONDAZH

