Edhe Taulant Balla negociator? Studenti: Më morën në telefon

Faqja ‘Universiteti.info’ ka publikuar mesazhin e një studenti që tregon për bisedën telefonike që ka zhvilluar me zyrën e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas këtij studenti, Balla kërkon të zhvillojë takim me të rinjtë në një prej lokale të ish-Bllokut në kryeqytet. Kjo kërkesë i është bërë edhe shumë studentëve të tjerë.

“Sapo më morën në telefon nga zyra e Taulant Ballës dhe më thanë që ditën e hënë, në orën 17:00, ka takim me studentët në ish-Bllok. Si mua kanë marrë dhe shumë të tjerë besoj”, thuhet në mesazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për Taulant Ballën ka patur edhe më parë denoncime se po përdor disa prej të rinjve nga Librazhdi për të ndikuar protestën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?