Edhe të përdhunojnë nga rrjetet sociale! Kujdes të rinjë në njohjet në Facebook!

 

Rrjetet sociale mbeten burim informacioni e njohjesh dhe shpalosje te mendimeve por edhe te shfrimeve sociale. Por nuk jane te pakta rastet qe jane kthyer ne ferrin e njohjeve mes te rinjeve e jo vetem te rinjve! Ka sa te duash mashtrues ne keto rrjetet qe ndryshe shkruajne e paraqiten e krejt ndryshe dalin sepse jane ato qe jane; te pa edukate dhe nganjehere kriminele. Por njeriu duhet te jete i kujdesshem ne keto miqesi. Ja se çka i ndodhur nje vajze 17-vjeçare.

Njohja në rrjetin social Facebook me një djalë që pretendonte lidhje serioze nuk ka shkuar siç duhet për një vajzë të mitur, vetëm 17-vjeçe. Në takimin e organizuar ajo ka rënë pre e dhunës seksuale të djalit që kishte njohur dhe shokut të tij më të rritur. Përdhunimi ka ndodhur disa ditë më parë, kurse policia e Fierit njoftoi sot arrestimin e një prej të dyshuarve, 38-vjeçarit Eduarto Hoxha dhe shpalli në kërkim shokun e tij, F. B., 22 vjeç. Burime zyrtare thanë se akuza ndaj tyre është “kryerje e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura”, në bashkëpunim dhe dosja i ka kaluar po dje prokurorisë.

 

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se: “Nga specialistët për Krimin në Komisariatin e Policisë Fier, u ndalua Eduarto Hoxha, 38 vjeç, banues në fshatin Mbyet. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. B., 22 vjeç, banues në lagjen “16 Prill”. Referuar denoncimit të 17-vjeçares me inicialet G. A., banuese në qytetin e Fierit, ngjarja ka ndodhur më 14 gusht të këtij viti, në orën 01:30 të mëngjesit, kur të dy të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, në banesën e njërit prej tyre. Vajza ka rrëfyer se është njohur me njërin prej tyre nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social. Por ndërsa kanë krijuar njohje për një lidhje serioze mes tyre, është rënë dakord edhe për një takim që do të zhvillohej.

 

Të dyshuarit e kanë marrë me makinën e tyre 17-vjeçaren për ta dërguar në vendin ku dhe e kanë përdhunuar dhe mbajtur me forcë. Por ndërsa i ka shkuar për kafe të riut 22-vjeçar që ka njohur, e mitura ka gjetur edhe 38-vjeçarin. Duke përfituar nga situata të dyshuarit e kanë dhunuar seksualisht me forcë dhe më pas janë larguar. E mitura i ka denoncuar një ditë më pas në polici dhe sipas ekspertizës së kryer rezultoi se ishte abuzuar seksualisht me të. Kaq ka mjaftuar që policia të bënte shpalljen në kërkim të të rinjve dhe dje të arrestonte një prej tyre. Nga hetimi i mëtejshëm është zbuluar se prindërit e vajzës e kishin shpallur atë të larguar nga banesa prej disa ditësh, vetëm kur ajo është kthyer ka rrëfyer për keqtrajtimin dhe abuzimin seksual nga djali me të cilin ishte njohur dhe e donte, si dhe shoku i tij. Policia konfirmoi se ka pasur denoncim për humbjen e të miturës. Por kjo e fundit pohoi se ishte mbajtur jashtë dëshirës nga të dyshuarit për orë të tëra. I arrestuari Hoxha ka mohuar që të kishin dhunuar seksualisht vajzën jashtë dëshirës së saj, duke thënë se ajo kishte shkuar vetë dhe se nuk e dinte për moshën e saj.

SHKARKO APP