Edi Paloka: 25 prilli, si marsi i vitit ’91. Zhgënjimi i njerëzve do të kthehet në zemërim. Nuk mund të dorëzohemi dhe të ikim
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka shkruar në një status në rrjetet sociale se më 25 prill i është përsëritur ndjesa e marsit të vitit 1991, kohë kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste.
Ai shkruan se kishte parë dëshirën për ndryshim tek shumica e atyre që vinin për të votuar. Paloka thekson se zhgënjimi dhe dëshpërimi i njerëzve shumë shpejt do kthehet në zemërim dhe për këtë duhet luftuar deri në fund si një detyrim ndaj fëmijëve.
Statusi i plotë i Edi Palokës në Facebook:
“Ne zgjedhjet e para pluraliste, ne mars te ‘91, pata nje ndjesi te ngjashme si me keto te 25 prillit ! Edhe ne ate kohe , regjimi i kishte te gjitha mjetet e represionit ne dore dhe perdori te gjitha format e presioneve mbi njerzit ! Megjithate , duke ndjere se fryma e ndryshimit po rritej nga dita ne dite, me ishte krijuar bindja se asgje nuk do te na ndalte!
Diten e zgjedhjeve isha vezhgues per gjithe zonen ku banoja ne Tirane. E pashe deshiren per ndryshim tek shumica e fytyrave te atyre qe vinin te votonin. Kishte dhe nga ata gerxhot qe ngrinin grushtin ne qender te votimit e bertisnin “te rroje partia”, po reagimi i gjithe pjeses tjeter ndaj tyre, ma forcoi bindjen se do te fitonim.
Rezultati i zgjedhjeve ishte trondites per mua e jo vetem per mua! Megjithese ne kishim fituar ne qytetet kryesore, PP kishte fituar shumicen absolute te vendeve ! Pata nje ndjenje te forte zhgenjimi e deshperimi. Ne fakt dhe nje ndjenje neverie dhe zemerimi per ata qe edhe pas gjithe atyre viteve mjerimi e poshtrimi, dhune e persekutini, kishin votuar perseri per PP.
Duke qene thjeshte gazetar e jo drejtues politik ne ate kohe, i lejova vetes nje artikull te fundit tek “Rilindja Demokratike” me titullin : “Te ikim sa me pare”. Akuzova dhe sulmova me cdo fjale fyese , te gjithe ata qe mbajten ne pushtet PP. Ne fund nxorra konkluzionin se nga ky vend duhet ikur sa me pare. Se ata qe e votuan , e meritonin te ulnin shpinen nen PP , po ne te tjeret nuk kishim pse te vuanim per shkak te tyre! I bindur se nje popull i nenshtruar per 50 vjet, nuk do te reagonte me.
Por vetem disa muaj me vone njerzit u ngriten . Ata e kuptuan se po te ulnin koken fati do ti denonte perseri. Edhe regjimi e kuptoi se pavarsisht votave qe kishte marre, ata qe kishte perballe ishin shumice dhe me te zemeruar se kurre!
Edhe Rama , si Alia dikur, e di shume mire, me mire se kushdo, se sot shumica absolute e shqiptareve jane kunder tij. Nje gje eshte te manipulosh 5% e nje gje tjeter te manipulosh 50% ! Zhgenjimi dhe deshperimi i ketyre njerezve, shpejt do kthehet ne zemerim ! Nuk mund te dorezohemi e te ikim, por te luftojme dhe nje here deri ne fund! E kemi detyrim per femijet tane!”.