Edi Paloka: Rama ka fatura për të paguar tek shqiptarët

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”  foli për protestën e ditës së djeshme, ndërsa pohoi se ajo arriti qëllimin e saj duke treguar një pjesëmarrje të madhe.

Ai tregoi se qytetarët dalin në shesh, pasi janë të lodhur nga qeverisja  e kryeministrit. Sipas Palokës, dhuna dhe arrestimet e policisë ndaj protestuesve janë të papranueshme dhe tregojnë se policia sfidën e ka me qytetarët dhe jo me krimin. Gjithashtu Paloka pohoi se Edi Rama ka fatura për të paguar në llogari të shqiptarëve.

“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit.  Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protestë masive. Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca.  Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur. Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush.  Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?