Edi Rama: Bravo Erion Veliaj! Je si Kombëtarja e Futbollit !

Po merr formë më në fund, pas katër vitesh të humbura kot nën qeverisjen pa vizion, pa program, pa lidership të Lulëzim Bashës në krye të Bashkisë së Tiranës, Bulevardi i Ri i Kryeqytetit ? Po ndërtohet me ritme të larta parkingu i parë nëntokësor i bashkisë dhe është gati për zbatim projekti, bashkëngjitur bulevardit, i Parkut të Ri Qendror të Tiranës, 6 herë më i madh se Parku Rinia! Po ashtu po ndërtohen platformat e gjelbërimit që u projektuan për të rritur përmasën e gjelbër përgjatë gjithë këtij aksi të ri. Është për të thënë shyqyr që në katër vjetët e humbura, bashkia e vjetër realizoi vetëm 2% të punimeve, sepse këto ndryshime me rëndësi kolosale që i’u bënë projektit do të kishin qenë të pamundura.

Sot mund të thuhet pa frikë se Euro2020 Fan Zone e Tiranës, do të mund të spostohet nga sheshi Nënë Tereza në bulevardin e ri, ku hapësira e re urbane do të jetë një spektakël më vete.

Një bravo e madhe për Bashkinë dhe kryetarin tonë Erion Veliaj ???

Swiss Digital Desktop Reklama

b17 b16 b4 b6 b7 b5 b1 b10 b22 b15 b3 b8 b9

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?