Edi Rama flet përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim: Ky është shembulli më i qartë…
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth rrugës dhe përpjekjeve që po bën Shqipëria për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për median italiane, Huffington Post Italia, Rama është shprehur se BE është në një ngërç shenja mjaft shqetësuese të ndarjeve dhe përçarjeve të dukshme të brendshme.
Sipas Ramës BE ka humbur busullën e orientimit kur bëhet fjalë për zgjerimin në Ballkan.
“Pothuajse nuk ka të bëjë me ne dhe atë që bëjmë, por për ata dhe atë që i mundon. Bashkimi Europian është në një ngërç me shenja mjaft shqetësuese të ndarjeve dhe përçarjeve të dukshme të brendshme.
Duket se që nga kriza e madhe e refugjatëve e konfliktit në Siri ajo ka humbur jo vetëm një pjesë të tërheqjes së saj të madhe, por edhe busullën e saj të orientimit kur bëhet fjalë për të menduar për zgjerimin në Ballkan.
Sipas mendimit tim ky është shembulli më i qartë i të qenit peng i nacionalizmave në shtëpinë e tij, për të cilin vjen keq sepse është një projekt i lindur pikërisht për të luftuar këto nacionalizma”, shprehet Rama.