Edi Rama: Gjyqësori nuk duhet të gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera
Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se ishte qeveria socialiste ajo që i dha pavarësi gjyqësorit në vend.
Ai tha se ‘bombat’ artizanale lart e poshtë nëpër gjyqësor, dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve iu mjegullohen sytë, ndërsa shtoi se gjyqësori nuk duhet të gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera.
Rama shtoi tha se pezullimi i Ballukut ishte ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv.
‘Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e RSH dhe të gjitha kushtetutë e europës thonë se ka 3 pushtete të pavaruta, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë s ene të bënim gjithçka kemi bërë,. Kjo parti i huri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës’, tha ai.
Kryeministri Edi Rama në takimin e zgjeruar parlamentar socialist, deklaroi se ‘Shqipëria në BE është histori’. Por Rama në qëndrimin e tij nuk i kurseu kritikat për prokurorët duke thënë se ‘ka nisur edhe një lëvizje prokurorësh’, pasi sipas tij numri i fletë-arresteve të prera është shumë i lartë, që sipas tij i ngjajnë ftesave të teatreve.
“Historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm. Ka plot të tjerë njerëz të zakonshëm që kanë pasur mundësinë të bëjnë historinë dhe nuk e kanë bërë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë, Shqipëria në BE nuk është një etapë, por histori.
Nuk është e lehtë të përqendrohesh kur përtej zhurmës së “bombave artizanale” ka nisur një lëvizje sportive prokurorësh, në garën për mandatin e ardhshëm të SPAK duke prerë fletarreste në tufa për çështje që nuk janë fare penale, apo në rastin më të keq, në botë hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematik i Durrësit, ku vetëm prokurori ngeli pa i prerë vetes fletëarrest.
Paraqitjet në prokurori i ngjanin biletave të teatrit”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

