Edi Rama humbet kontrollin me analistët në studio
Ka kaluar një debat të ashpër, ajo që duhet të ishte “ballafaqim” në studion e “Opinion”, për protestën dhe kërkesat e studentëve.
Përballë një panela analistësh, kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin dhe ka filluar të bërtasë, duke mos lënë radhë të flasë.
Teksa Rama po mbronte idenë se sot në universitetet shqiptare mund të marri vlerësime sipas meritës si një student që vjen nga një familje e varfër ashtu si edhe një studentë që vjen nga një familje e pasur, analistët e kanë kundërshtuar një gjë të tillë.
Gazetari Robert Rakipllari ka deklaruar se kjo gjë është arritur gjatë mandatit të Berishës.
Në këtë moment Rama është revoltuar dhe ju është drejtuar gazetarëve me frazën:
“Ju kam lënë zotin dhe popullin shqiptarë”.
Duke lëvizur duar e këmbë më pas, ka filluar të bërtasë, “studentë ejani dialogojmë se vetëm unë mund tua zgjidh kërkesat. Shumica e studentëve janë me mua”. Vetëm “unë jam Mesia”, nuk tha.
KOHA JONË SONDAZH

