Edi Rama humbet qetësinë në Tepelenë
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të premte qytetin e Tepelenës, ku ka parë nga afër ristrukturimet e qytetit, përfshirë edhe restaurimin e Kalasë së Ali Pashës. Kreu i qeverisë është irrituar nga ndërtimi i një karburanti ngjitur me murin e kalasë, ku tha se kjo është e papranueshme. ”Ja urdhëro, karburant në hyrje të kalasë. A bëhet karburant brenda në kala? Kjo tani sjell zhvillim ekonomik dhe punësim për qindra njerëz. S’mund të rrijë peng vetëm për një karburant në murin e kalasë i gjithë zhvillimi”, tha Rama.