Edi Rama i ikën nga emisioni i Blendi Fevziut, por rikthehet pasi mbyllet tema e inceneratorëve

Nga Redion Shtylla

Një debat për inceneratorët në “Opinion” te Blendi Fevziu solli një sherr-debat mes drejtuesit të emisionit dhe kryeministrit Rama.

Sapo Blendi Fevziu nxori fakte dhe argumenta se arrestimi i disa zyrtarëve të lartë qeveritar për inceneratorët sjell përgjegjsi edhe për Edi Ramën, të paktën politike, kryeministri u largua nga tavolina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Blendi Fevziu vazhdonte të paraqiste fakte e akuza, Edi Rama iku duke qëndruar me të ftuarit në sallë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fevziu vazhdonte, kurse Kryeministri si aktor hollivudi bënte gjoja muhabet me të ftuarit.

Pasi Fevziu e ftoi të kthehej në karriken e tij në studio ose të ikte, kryeministri u rikthye.

Në dukje ishte sherr, por nëse kupton artin e Edi Ramës i cili njihet si maestro edhe në fushën e aktrimit, kuptoje se ishte një regji e mirëpërgatitur për show.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?