Edi Rama këtë të dielë ka folur edhe për rrogat e gjyqtarëve
Edi Rama, ndër të tjera, sot doli te podcast e tij edhe për rrogat e gjyqtarëve që duan ti rrisin me vendim të Gjykatës Kushtetuese e jo nga Ekzekutivi e parlamenti, siç është ligjore.
Kryeministri theksoi se mbi 90 % e shqiptarëve janë kundër rritjes së pagave për gjyqtarët. Pra ai tha se nëse ndodh nga Kushtetuesja, atëhere parlamenti do të përdorë masa të tjera ligjore në këtë drejtim.
“U kemi dhënë atyre mesazhin që taksapaguesit shqiptarë do të bëjnë një sakrificë dhe do të paguajnë ekstra për të gjithë ata që, pasi të kalojnë procesin e vettingut, do të përballen me sfidën e madhe të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe të ndërtimit të një ngrehine solide, bazuar mbi parimet dhe vlerat e Kushtetutës të atij pushteti, në shërbim të qytetarëve dhe si garant për barazinë para ligjit. Këtë e bëmë duke thyer piramidën e pagave, e cila fillon me Presidentin e Republikës dhe zbret. Ne, ndërkohë, në mënyrën më të vetëdijshme, pagat e gjyqtarëve i rritëm mbi të gjithë, por nuk i vendosëm mbi të gjithë, dhe që Shqipëria të bëhej vendi i vetëm në planet ku të jetë mbi të gjitha kasta e gjyqtarëve. Kjo nuk do të ndodhë dhe nuk ka për të ndodhur, të paktën jo me mua dhe PS. Si një thirrje, si një domosdoshmëri e brendshme e shtetit, që të gjitha kategoritë e shërbëtorëve të tij, përfshirë edhe gjyqtarët, të kenë sensin e së drejtës, duke mos kërkuar qiqra në hell.
Nuk ka asgjë personale, edhe pse jam sulmuar. Nuk dua të bëj polemikë. Dua vetëm të them që gjyqtarët nuk mund të kenë rritje të përhershme mbi të gjithë të tjerët dhe gjyqtarët nuk mund ta rrisin pagën e tyre me 2000–3000 euro në muaj. Kjo nuk mund të ndodhë, nuk ka për të ndodhur dhe nuk duhet të ndodhë. Shpresoj që Gjykata Kushtetuese t’i vërë vulën kësaj”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

