Edi Rama: “Latifi” amerikan po i merr shumë dollarë Berishës!

Edi Rama sot në fjalën e tij hapëse të fushatës elektorale i ktheu përgjigje edhe konsulentit amerikan të fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita.

Kryeministri tha se i lumtë “latifit” amerikan që vjen dhe i merr kushedi sa para (dollarë) “bufit” të kenetës (Berishës), kur dihet se nuk ka asnjë shans të fitojë.

Ndërkohë Chris LaCivita sot foli para demokratëve ku u shpalos program i PD-së nga Berisha. Konsulenti amerikan shtoi se Berisha ka një plan të vërtetë për të ulur kostot e jetesës dhe një plan konservator që është i ngjashëm me politikat e presidentëve Ronald Reagan dhe Donald Trump. LaCivita ka përmendur se Berisha ka një plan për uljen e taksave dhe një plan për rininë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Edi Rama tha sot se “latifi” amerikan po i përlan shumë para Berishës që nuk dihet nga vijnë si burim financiar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?