Edi Rama mbërrin në Ohër, pritet nga Zaev dhe Vuçiç
Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Ohër në kuadër të Samitit për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Ky është takimi i dytë mes tre kryeministrave.
Takimi i parë u zhvilluan në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Evropës të jepte verdiktin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

