Edi Rama më i fuqishëm se Orban
Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili-
Viktor Orban është nga kryeministrat e sotëm, më jetëgjatë në Evropë, ka 12 vite në krye të qeverisë hungareze dhe sapo fitoi mandatin e tij të katërt.
Ai kishte një super opozitë përballë, por fitoi këtë të diel.
Orban akuzohet si njeri autoritarist, që ka nën zap krejt pushtetet, median, oligarkët etj.
Paralel me të në Shqipëri është Edi Rama në mandatin e tij të tretë si kryeministër, që ka çdo pushtet në duar. Ndryshe nga Viktor Orban, kryeministri shqiptar ka një opozitë të shkatërruar përballë, në mos një opozitë të dëgjeneruar e cila nuk ka asnjë fuqi të rrëzojë Edi Ramën.
Ndaj Edi Rama punon qetësisht.
Por nëse Viktor Orban ka shumë kundërshti në BE dhe si lider, në Tiranë kryeministri Edi Rama ka luajtur mjeshtërisht në arenën ndërkombëtare. Me SHBA, për momentin, e ka grurë. Me Presidentin turk Erdogan një miqësi e pathyeshme. Me Presidentin serb Vuçiç, që sapo fitoi një mandat tjetër presidencial, e ka vaj.
Ndaj duket e vështirë të rrëzohet Edi Rama. Që të thuash se ka frikë nga grupime në PS, kjo është të bësh humor, pasi nëse do Edi Rama i bluan si mulli kafe turke.
Edi Rama, siç duket opozita sot e mot, ikën vetëm kur të dojë vetë. Ose nëse “gënjeshtra e 1 prillit” bëhet realitet ku mund të synojë “kryeministër” i NATO-s.
Ndonëse realisht Viktor Orban mbetet frymëzim për Edi Ramën, për një mandat të katërt!



KOHA JONË SONDAZH

