Edi Rama: Me PS hyni në BE, ndaj na votoni më 11 maj

Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes te rubrika “SY m’SY” ka folur kryesisht se duhet votuar PS me 11 maj që të kemi pasaporten europiane si qytetarë të Shqipërisë. Rama shtoi se në vitin 2027 do të mbyllim negociatat me Brukselin dhe me pas pritet thjesht anëtarsimi në BE.
Një nga qytetarët i ka komentuar se në 11 maj nuk do të jetë PS ajo që do të fitojë dhe do të marrë një mandat të katërt.
“Do merrni Noc Rrokun”, shkruan komentuesi.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama e ka “këshilluar” qytetarin që të marrë një herë pasaportën europiane, të cilën mund t’ia japë vetëm PS dhe Edi Rama dhe më pas do të ketë kohë të bëjë tifozllëk partiak.
“Më 11 maj e vendos pupulli, kam frikë se do zhgënjehesh sepse po bën tifozin kur duhet të bësh njeriun e interesuar që të marrësh atë që të takon nga 11 maji, pasaportën europiane. Tifozllëkun ke kohë ta bësh, por pasaportën merre”, u përgjigj Rama.
(kliko për të shikuar videon)