Edi Rama, ndër tre Udhëheqësit…

Nga Lindita Kokoli

Shqipëria është një vend që ka njohur udhëheqës që kanë diktuar në fatin dhe gjurmët e Kombit. Gjergj Kastriot-Skënderbeu është heroi ynë kombëtar. Ai është lart në qiell, tashmë. Ndërkohë Ismail Qemali si themelues i shtetit të parë shqiptar ngrihet kudo mbi Atdhe, me mjekrën e tij të bardhë e plot fisnikëri.

Më pas erdhi Ahmet Zogu, mbreti ose më saktë Njeriu që bëri shtet ligjor. Ai ishte një hero ku në një vend pa ligje, që drejtohej me fise e bajraktarë, bëri shtet me rregulla dhe me staturë europiane. Kushdo mundohet të gjejë difekte te Mbreti Zog duhet të kthehet në kohën e vitëve kur asokohe Shqipëria ishte një vend çifligar e ku nuk konceptohej demokracia, por siç thamë kanuni e bajraku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ahmet Zogu e ktheu në shinat e një shteti normal, ku ligji të ishte mbi këdo, pavarësisht gabimeve të rritjes si shtet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas erdhi Enver Hoxha.

Një figurë me pamje fisnike, por me shpirt diktatori. Ai mbretëroi gjatë, duke lenë gjurmë të forta edhe të drejtuesit e pas vitëve ’90, të cilët nuk u shkëputen dot nga remineshencat e kohës së komunizmit.

Nëse Zogu shikonte nga Perëndimi me aurolën e mbretit, Enver Hoxha e ktheu vështrimin nga Rusia dhe Kina.

Sali Berisha u ngjit si “mbret” ndër vitet e para të pas komunizmit, por nuk e mbajti dot veten në frenat e autokontrollit për të mbetur një Udhëheqës.

Kurse Edi Rama vazhdon duke i kontribuar vetvetes për të mbetur në histori. Me sqimë franceze, me autoritet shqiptar tradicional, me një kulturë të endur ndër beteja epokale me të gjithë e kundër të gjithëve; ai nuk ikën kollaj. Është edhe me fat se nuk ka opozitë për fajin e vetë opozitës. Natyrisht një dorë me “arra me mjaltë” ua hedhë herë pas herë atyre që quhen opozitarë, por që janë ca trutharë e puthadorë; Edi Rama do ta mbarojë epokën e tij, për dreq, kur të të dojë ai të ikë.

Akuza ka plot ndaj Ramës, nga më monstruozët si autoritarë apo diktator, etj, por ai me sa duket po punon për historinë. Më saktë që të mbetet në histori krahas Ahmet Zogut, Enver Hoxhës.

Po të shikosh me kujdes pse po i bën kullat shumëkatshe në qendër të Tiranës, dikush mund të thotë për para. Jo, nuk e besoj!

Edhe shumë gjëra të tjera që janë jashtë konceptit normal shqiptar, ai i bën me një qëllim.

Ai do që kur të ketë ikur të thonë “në kohën e Edi Ramës” u bënë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?