Edi Rama në Katar: Bashkëpunim në turizëm e infrastrukturë

Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar me ftesë të Emirit Tamim bin Hamad Al Thani. Shefi i qeverisë u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare, ndërsa aty po marrin pjesë edhe personalitetet të larta të vendeve të ndryshme të botës.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?