Edi Rama nga Vlora ironizon Referendumin e Berishës dhe Kuvendin e Bashës, duke ngrënë krep me çokollatë

Edi Rama sot kur në PD palët janë ndarë mes tyre, ku njeri bën Referendum për shkarkimin e Bashës e tjetri në Pallatin e Kongreseve përjashton “babain” nga PD;  ndaj shefi i qeverisë ka zgjedhur të postojë një foto nga Vlora.

Kryeministri shkruan me djallëzi: “Krep me çokollatë të zezë në Bulevardin e ri të Vlorës, kur s’ke ngrënë mëngjes dhe s’do të hash as drekë”. 

Nënteksti i fotos shkon pak a shumë si fotoja me dy peshqit e mëdhenjë në Durrës, ku ironizonte Berishën dhe Bashën pas përplasjes së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?