Edi Rama nuk ftohet nga THE ECONOMIST për të folur për Ballkanin perëndimor
Kryeministri Edi Rama nuk është ftuar të
marrë pjesë në një diskutim kushtuar Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga revista THE ECONOMIST në Athinë.
Për zgjerimin e BE-së, reformat që duhet të zbatohen, si dhe tregtia dhe investimet, do të diskutohen në një panel diskutimi kushtuar rajonit nga Zoran Zaev (kryeministri i pritshëm i Maqedonisë së Veriut), ish-presidentët e Malit të Zi dhe Serbisë, Filip Vujanoviq dhe Boris Tadiq, ish kryeministri i Bosnjë e Hercegovinës, Zllatko Lagumçia, të cilët tashmë e kanë pranuar ftesën, ndërsa mbi perspektivën politike do të flasë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe tani deputete e Demokracisë së Re, Dora Bakojani.
Midis pjesëmarrësve të njoftuar në konferencën dyditore janë kryeministri grek Kiriakos Micotakis, lideri i SYRIZA-s Aleksis Cipras, ministrat e qeverisë greke, duke përfshirë atë të Punëve të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes, Investimeve, ministri i jashtëm qipriot dhe ambasadori i SHBA-së në Greqi, etj.
/faktor.al