Edi Rama: Nuk mbroj asnjë ministër apo deputet që vjedh. SPAK-u të arrestojë edhe djathtas!

Kryeministri Rama në Kongres foli për shumë probleme të PS dhe qeverisjes. Por më pikante ishte pjesa e fjalimit kur tha se thonë se “ky i gjati nuk të mbron nga SPAK”.

Dhe më tej tha me mllef që nëse duan të vjedhin e duke shkelur besimin që u kam dhënë, le të shkojnë në ferr.

Po dëgjoj të thonë pse po ha vetëm këtej nga ne sharra e SPAK, nuk di ça te them për sharën e tyre, por di të them për sharrën tonë sepse ne as nuk e kemi kapur dhe as duam ta kapim drejtësinë. Unë nuk kam bërë shaka kur kam thënë që duam një drejtësi të pastër në këtë vend sepse nuk është i yni por i fëmijëve tanë dhe as bëj shaka kur u them juve të gjithëve kush shkel në dërrasë të kalbur në këtë familje të shkojë të marrë avokat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo parti nuk jep shërbime avokatie për asnjë ministër, deputet a kryetar bashkie dhe për asnjë zyrtar, anëtarë i kësaj familje që thirret nga organet e drejtësie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me tej Rama shtoi se pak çudi është se pse vetëm nga ne po marrin në SPAK. Nuk e di pse nuk e marrin BERISHËN që vrau dhe vodhi!?

Ndërkohë që kryeministri tha si një kritikë për drejtësinë e re kur foli për arrestimin e ish-zv/ministres së brendshme për një arkë peshk.

“Epo kthehem tani tek ajo që u dha burg për një arkë peshk, për një punësim që edhe nuk u bë. Çfarë dreqin bëhet kështu ndërkohë që janë me dhjetëra e dhjetëra të vdekurit nga politikanët që kanë emër dhe mbiemra që rrotullohen ende në varr në kërkim të drejtësisë pa llogaritur vjedhje kolosale që tani vetëm SPAK nuk i di!

Burgoset një grua për 10 kile peshk dhe çudia e çudive është se ndërkohe që SPAK vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet e partive të tjera, akoma nuk është vënë në lëvizje nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vjet, ajo e SHBA për ish-kryeministrin Berisha”, tha Rama.

Me pas Edi Rama tha prerë: “Që SPAK duhet të hetojë nëse ky person nongrata ka vjedhur apo jo, ka apo jo të drejtë SHBA në ato që thotë”- insistoi kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?