Edi Rama për ngjarjet në Kosovë: Ky shteg ku po ecet jo vetëm i rrezikshëm, por i pakuptueshëm

Situatën e rëndë në Veriun e Kosovës, kryeministri Edi Rama e sheh si një shteg që është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe i pakuptueshëm. Për të kjo që po ndodh nuk e ndihmon aspak procesin në të cilin janë angazhuar të gjithë miqtë e mëdhenj të Kosovës, për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Postimi i plotë

A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar!

Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP