Edi Rama: Plazh në Vjosë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga Lumi Vjosa, i cili po fiton vëmendje si një destinacion turistik unik. Lumi i fundit i egër i Evropës, i njohur për bukurinë natyrore dhe ekosistemet e ruajtura, po tërheq çdo verë turistë nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë saj.
Fotot tregojnë vizitorët që shijojnë brigjet e gjelbra dhe ujërat e kristalta, duke e përdorur lumin si një plazh natyror.
Në postimin e tij, Rama shkruan thjesht: “Plazh në Vjosë.”
Lumi Vjosa rrjedh nga malet e Pindit në lindje të Janinës, ndërsa burimi gjendet në malin Mavrovouni. Në Shqipëri, Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, dhe së bashku me degët e saj kryesore rrjedh lirshëm për mbi 400 km, nga vargmali i Pindit në Greqi, ku njihet si Aoös, deri në bregdetin e Adriatikut në Shqipëri. Lumi dhe zonat përreth tij përbëjnë ekosisteme me biodiversitet të pasur, shtëpia e mbi 1100 llojeve të specieve të ndryshme të florës dhe faunës.
KOHA JONË SONDAZH

