Edi Rama prapë i fituar!
Nga Daniel Muçaku
Ajo çfarë po ndodh në PD favorizon Edi Ramën dhe qeverinë e tij.
U mori zgjedhjet më 25 prill 2021 dhe tani në vend që Opozita të ishte e stërbashkuar në Parlament, ajo çahet jo më në dysh, por në qindra copa sa duhet katër vite ti bashkosh prapë, por kur buka thyhet nuk ngjitet më!
Kështu po i ndodh Ramës, që sa bëhet gati të përballet, nuk ka njeri përballë!
Me kë të bëjë debat tani kryeministri?
Me Bashën? Por Luli ka mbaruar!
Me Berishën? Edhe ky është mplakur nga vitet por e dërmoi djali i vet politik.
Me LSI? Por janë pak, vetëm katër!
Të paktën të ishin si te filmi “Çeta e vogël me pesë vetë!”.
Tani Rama bën përshesh mu në SHESH!
Pra kryeministri duhej të kishte popull antiRama. Po kush ta organizojë? Do ta bëjë vetë Rama protestën kundër qeverisë së tij!
Ç’na gjeti!
Kemi Qeveri, por nuk kemi Opozitë!