Edi Rama: Ramush Haradinaj i paditur klasik, gënjen nga padija apo qëllimisht, nuk e di

Kryeministri Edi Rama replikoi ndaj kryeministrit në largim Ramush Haradinaj I cili deklaroi se minishengeni ka qëllim heqjen e taksës 100%

Edi Rama: ‘Një ndërhyrje prej një të padituri klasik që merret llokum e më pas mbllaqitet mediatikisht. Si bëhet kjo?! Më thoni mua si?! Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje.Zoti Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri, gënjen nga padija  apo qëllimisht nuk kam arritur ta zbuloj as nuk kam ndërmend ta zbuloj por e vërteta është se ai është gënjeshtar. Nuk ka asnjë kusht dhe asnjë detyrim. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve, dhe unë dua që në këtë proces të fusim element të tjerë si ajo që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Po si zhbllokohet? Me facebook?! Me sharje me mbyllje? Nuk di. Kjo është gënjeshtër nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspekt.” 

SHKARKO APP