Edi Rama rithekson se “cilido ministër apo zyrtar që ka punuar pas shpinës së qeverisë, ta marrë SPAK-u”

Kryeministri Edi Rama ka informacion se SPAK-u do ja marr në burg një prej bashkëpunëtorëve të tij në qeveri. Ndaj i mëshon idesë se sejcili të mbajë përgjegjsi nëse ma ka punuar pas shpine.

Përsëri sonte në komunikim me ndjekësit në facebook kryeministri, duke iu përgjigjur njerit, shkruan “Për cilën “aferë të inceneratorëve” se unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier!

Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike!

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit” – shkroi Rama në Facebook në koment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe mbrëmë te “Zëri i Amerikës” kryeministri theksoi prerë se kush e ka shkelur të mbajë përgjegjsi personale. Nuk ka pse të ketë përgjegjsi qeveria, nënvizoi Edi Rama, por ministri që ka shkelur ligjin.

Me sa duket SPAK-u e paska pre biletën një tjetri në qeveri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?