Edi Rama: SPAK heton Ardian Dvoranin, por jo Ilir Metën!

Gjatë fjalës së kryeministrit Rama ra në sy kjo pjesë e cila po citohet e plotë: “SPAK ka pasur shpejtësinë e rrufeshme dhe gatishmërinë e jashtëzakonshe për të vepruar, minutë për minute që të bllokojë Ardian Dvoranin, njeriun e vlerësuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, si një ndër kampionët që të mos e lejonte të hynte në proces për tu promovuar si gjykatës.

SPAK në mënyrë të rrufeshme, a thua se ishte i koordinuar si sahat zviceran me atë zotërinë që për pak ditë më në fund do të largohet nga zyra e presidentit (Ilir Metën). Çështje në hetim, gjë të cilën, pastaj procesi gjyqësor e çmontoi dhe e shfry si një fluskë sapuni.

Por nëse ky sahat zviceran do të ishte i pa konkurueshëm e dini sa gjykatës dhe prokurorë të nxjerrë jashtë nga vettingu për pasuri marramendëse do të ishin sot më burg. Sepse u bë kohë që peshkaqenët e mëdhenj vettingu i ka flakur jashtë. Ku janë sot? Ata janë në punë e tyre. Nuk u ka hyrë asnjë gjemb në këmbë. BE ia ka lënë Shqipërisë me shkrim për të vazhduar procesin dhe në momentin që do të ulet në tryezë gjëja e parë është se sa gjykatës dhe prokurorë janë marrë në hetim. Zero! Kampioni i anti-korrupsioni nga DASH është futur në hetim nga SPAK nga ai që jo vetëm unë, por gjithë Shqipëria mezi pret ta shikojë para SPAK-ut”, tha Rama.

Pra Kryeministri tha se Ilir Meta duhet arrestuar nga SPAK-u. “Edhe Berisha të merret nga SPAK”-ishte deklarata e fortë e shefit të qeverisë.

 

 

SHKARKO APP