Edi Rama tallet me Berishën dhe Bashën: Në vend që të marrin kryeministrinë, po shklyhen të djegin Selinë Blu!

Sot kryeministri Rama doli në një konferencë shtypi. Ndër të tjera u pyet edhe për atë se kush e merr selinë blu me 8 janar, Berisha apo Basha.

Kryeministri me ironi tha:

“Nuk kam lënë datë, por e kam në plan të merrem me leximin e Mujit dhe Halilit, jo me temën e kullës së PD se u bë si legjendë Kreshnikësh që do përballen në filan datë. Është një marrëzi e madhe, një realitet qesharak. Është edhe pak si ajo shprehja që ca të kërkosh do gjesh.

Swiss Digital Desktop Reklama

I shkoi jeta duke kërcënuar për të marrë kryeministrinë, tani janë në luftë për të marrë PD. Keqardhje e madhe, por edhe shumë qesharake. Dhe probabilitetet e marrjeve dhe dorëzimeve të asaj kalaje janë shumë më të larta se këtu s’kanë ça bëjnë. Pregatituni për estradë” -u shpreh Rama ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?