Edi Rama tregon se çfarë do të ndodhë nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë në mars

Çështja e negociatave për Ballkanin Përendimor solli sot në Tiranë eurokomisionerin për zgjerim në BE, Olivér Várhelyi.

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Rama , Várhelyi kërkoi adresimin e shqetësimeve të disa prej vendeve anëtare që u bënë pengesë për hapjen e negociatave në tetorin e vitit të shkuar, duke ju referuar Francës dhe Holandës.

Kryeministri Rama tha se kërkesat nga BE ne po i bëjmë për të ardhmen e vendit.

Ai tha se cilido qoftë vendimi i BE-së do të shkohet më shpejt e sa më shumë rezultate.

Rama tha: “Ne do vijojme me reformat, por të gjitha ato që kërkohën nga BE ne nuk i bëjmë për BE, por i bëjmë për të ardhmen e vendit tonë e për fëmijët tanë se nëse ka një arsye madhore për të qenet ë përfshirë në këtë proces e për ti bërë të gjitha këto detyra arsyeja është përputhshmëria e plotë e këtyre objektivave në BE me nevojën që vendi ynë ka dhe fëmijët kanë për nesër. Vendimin do e marri KE por cilido qoftë vendimi ne do bëjmë të njëjtën gjë, të ecim më shpejt e sa më shumë rezultate.”

SHKARKO APP