Edicioni i 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë, Veliaj: Sporti të futet në shkolla!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në Edicionin e 6-të Ndërkombëtar të shahistëve frankofonë ka bërë me dije se në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Shahut, do të hartojë një program për zhvillimin e sportit të shahut për të gjitha shkollat e Tiranës.

“Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare”- tha Veliaj.

Patrick Van Hoolandt, Presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare Frankofone të Shahut, vlerësoi mikpritjen dhe organizimin e këtij aktiviteti në Tiranë. Ai theksoi se të gjithë shahistët janë të kënaqur për faktin se kanë zbuluar një vend të mrekullueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Falenderoj qytetin e Tiranës për mikpritjen e rezervuar në edicionin e 6-të ndërkombëtar te shahistëve frankofonë. Organizimi është i përkryer. Federata shqiptare e shahut paraqiti një ekip të fortë. Po ashtu, gjatë kësaj kohe, organizuam edhe ekskursione të ndryshme për të vizituar e njohur vendin. Të gjithë shahistët u shprehën vërtet të kënaqur për faktin se kanë zbuluar një vend të mrekullueshëm”- tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tre vitet e fundit Tirana është kthyer në një qendër të rëndësishme për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive, jo vetëm kombëtare, por edhe atyre ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?