Edison Lika nga protesta: Shtatori paralajmëron fundin e qeverisjes së Ramës

Aktivisti Edison Lika nga dita 73 e protestës përballë Kryeministrisë, ka bërë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës, duke deklaruar se lëvizja qytetare nuk është ndalur pavarësisht përpjekjeve për ta shuar atë.

”Iku Rama me gushtin. Fillimi i shtatorit nuk do të shënojë vetëm uljen e temperaturave, por do të bëjë gati edhe valixhet e Ramës nga pushteti. Dorëheqje”, u shpreh Lika. Ai deklaroi se përpjekjet për të ndalur protestën kanë prodhuar, sipas tij, efektin e kundërt.

”Kanë tentuar çdo lloj përçarjeje, të na ndajnë në çdo lloj grupimi, por jemi më të bashkuar se kurrë kundër këtij regjimi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?