Edmond Budina: Ky parlament është ilegjitim, duhet të shpërndahet
Regjisori dhe aktori i njohur, Edmond Budina, thotë se parlamenti është ilegjitim dhe duhet shpërndarë menjëherë.
I ftuar në “360 Gradë” në Rtv Ora ai thotë se mazhoranca ka shkelur me dy këmbët e Kushtetutën.
Ai solli në vëmendje çështjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se aktorë dhe regjisorë janë shkarkuar nga puna për një like në mbështetje të kauzës.
Budina: Shkelja e Kushtetutës këtu është evidente dhe shkelja e Kushtetutës është së pari nga gjithë mazhoranca. Ky parlament është ilegjitim dhe gjëja e parë që duhet të bëhet është të shpërndahet. Nuk ka numrin e duhur të deputetëve.Ky parlament është i kriminalizuar, njerëzit bëjnë çfarë t’u dojë qejfi. Kjo situatë është skandaloze. Të pushojnë nga puna për një like që bën për Teatrin. Nuk është diktaturë kjo?U mbushen xhepat vetëm atyre që fitojnë tenderat.