Edmond Budina: Le të na tërheqin zvarrë, le të na vrasin…
Regjisori i njohur, Edmond Budina tha se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të rezistojë deri në fund për ta mbrojtur godinën, për të mos lejuar shkatërrimin e saj.
“Ka dicka të ngutshme këtu, ka një nxitim për ta shkatërruar sa më shpejt, duan ta prishin që të marrin gjithcka të dorë. Ai (Veliaj) gënjen ditën për diell, nëse merr truallin ai ngre kulla. E Njoh unë atë. Thotë për mua që jam anëtar në Këshillin Drejtues të PD, kjo është shpifje por ata e kanë moto shpifjen. Një kryetar bashkie që thotë se po zhvillon qytetin nuk sillet në këtë mënyrë, këto janë afera të pista. Paratë e shqiptarëve le t’i shfrytëzojnë për teatër të ri, por ata s’duan t’ja dinë për teatrin, duan të marrin truallin.
Në këtu do rrimë, le të na tërheqin zvarrë, të na vrasin…ne do jemi këtu! Ne s’kemi kallash, ata kanë përdorur gaz ndaj qytetarëve të tyre, ne do qëndrojmë paqësisht”,- tha ai.